KKTU rrëzon thuajse gjysmën e projekteve të rendit të ditës, lista e plotë
Shumë projekte ndërtimi dhe zhvillimi u refuzuan në mbledhjen e sotme të KKTU-së, duke sinjalizuar kontroll më të rreptë për investimet në turizëm dhe ndërtim.

Një numër i lartë projektesh ndërtimi dhe zhvillimi janë refuzuar në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), duke sinjalizuar një filtër më të fortë për investimet në sektorin e turizmit dhe ndërtimit.
Sipas rendit të ditës të cilin e disponon ekofin.al, janë refuzuar një sërë lejesh zhvillimi dhe ndërtimi në zona kyçe të vendit, kryesisht në bregdet dhe në Tiranë. Mes tyre përfshihen projekte të rëndësishme si “Ground Zero Resort” në Vlorë, disa struktura hoteliere në Himarë dhe Sarandë, komplekse turistike në Gjirin e Lalzit, si dhe një sërë objektesh banimi dhe shërbimi në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Kavajë.
Refuzime janë dhënë gjithashtu për projekte agroturizmi në Himarë, ndërtime hotelerie në Ksamil dhe Sarandë, si dhe për disa komplekse rezidenciale dhe struktura të mëdha zhvillimi në kryeqytet, përfshirë projekte me lartësi të konsiderueshme dhe funksione të përziera. Në listën e projekteve të refuzuara përfshihen edhe ndërtime në zonat turistike të Shëngjinit, Borshit dhe Jalës, si dhe disa iniciativa zhvillimi në Durrës përgjatë vijës bregdetare.
Në total, gati gjysma e pikave të rendit të ditës rezultojnë të refuzuara, duke përfshirë dhjetëra projekte në faza të ndryshme aplikimi. Refuzimet prekin si investitorë privatë vendas, ashtu edhe shoqëri zhvilluese që operojnë në sektorin e ndërtimit dhe turizmit.
Nga ana tjetër, një numër projektesh kanë marrë miratim ose janë shtyrë për rishikim, ndërsa në disa raste janë kërkuar përmirësime teknike apo riformulim i projektit.
Ky vendim i KKTU-së vjen në një moment kur presioni mbi territorin, veçanërisht në zonat bregdetare dhe urbane, është rritur ndjeshëm. Refuzimet masive sugjerojnë një tendencë drejt kontrollit më të rreptë të zhvillimeve, me fokus në standardet urbanistike, ndikimin mjedisor dhe kapacitetet infrastrukturore.
Në thelb, mbledhja e sotme sinjalizon një kthesë drejt selektivitetit më të lartë në dhënien e lejeve, duke filtruar një pjesë të konsiderueshme të projekteve që synonin zhvillime të reja në sektorin e ndërtimit dhe turizmit në Shqipëri.
Ekofin.al zbardh të gjitha pikat e rendit të ditës me statusin përkatës, çfarë është refuzuar dhe çfarë është miratuar, app ku janë kërkuar ndryshime.
RENDI I DITËS
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit
E Premte, datë 24.04.2026, ora 08:00 – 10:00
1. Leje Zhvillimi për objektin: “Ground zero resort”, Strukturë hoteliere dhe rezidenca me shërbime turistike 6-7-20-24 kate me 3 kate nëntokë, me tarracë të shfrytëzueshme, me vendndodhje në Vlorë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group Construction” sh.p.k. – Refuzim
2. Leje Zhvillimi për objektin: “2 Objekte banimi dhe shërbimi 4 dhe 5 kate dhe hotel 4 kate, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tahire E.A.L” sh.p.k. – Refuzim
3. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hotel 1 dhe 3 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Z. Aldo Tanku – Refuzim
4. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 10 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tahiri E.A.L” sh.p.k. – Refuzim
5. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks hotelier”, me vendndodhje në Gjirin e Lalëzit, Bashkia Durrës, me subjektin zhvillues shoqërinë “Restian” sh.p.k. – Refuzim
6. Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel 4 kate dhe papafingo me ambiente shërbimi në katin përdhe dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Llambro Zhupaj – Refuzim
7. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi ‘Sunlight Escape Villas’ me vila individuale dhe të bashkangjitura 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë, me pishina dhe mur rrethues”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Geopoint-al” sh.p.k. – Refuzim
8. Leje Zhvillimi për objektin: “Bar restorant”, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë, me zhvillues Z. Alfonc Mataj – Refuzim
9. Leje Zhvillimi për objektin: “Rikonstruksion në objekt ekzistues shtesë anësore e ngritje kati”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Z. Ahmet Sinanaj dhe Znj. Zoje Sinanaj. – Refuzim
10. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe hotelerie 6 kate mbi tokë me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “I.M.K” sh.p.k. – Refuzim
11. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi 1-4 kate mbi tokë me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me zhvillues Znj. Majlinda Ismailaj dhe Z. Polikron Ismailaj. – Projekt i përmirësuar
12. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt hoteleri 3, 5 dhe 11 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vizion Turizëm 2023” sh.p.k. – Refuzim
13. Leje Zhvillimi për objektin: “Agroturizëm me përbërje pesëmbëdhjetë objekte 2 kate, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje Bashkia Himarë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Arce Construction Company” sh.p.k. dhe “A&G Invest” sh.p.k. – Refuzim
14. Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana Diamond Building”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion shërbimesh dhe zyrash me 23 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bar Restorant Piazza” sh.p.k. – Refuzim
15. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë hotelerie 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje përgjatë Rrugës Pavarësia, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Desla” sh.p.k. – Refuzim
16. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe hotelerie me 1, 3, 4 kate, me tarracë të shfrytëzueshme”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Sami Emini. – Refuzim
17. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi hoteleri me 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në fshatin Ishull Shëngjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Z.D.SH Invest” sh.p.k.
18. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri dhe shërbime 4 kate me bodrum, bashkangjitur objektit ekzistues hotel dhe shërbime 3 kat”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Kastriot Shehu. – Refuzim
19. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt apartamente hotelerie 1, 2, 3, 4 dhe 7 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Natali” sh.p.k. – Refuzim
20. Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel Gjordeni”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Artan Gjordeni. – Refuzim
21. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi 6 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje përgjatë rrugës Turgut Ozal, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Desla” sh.p.k. – Refuzim
22. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi 2 kate”, me vendndodhje Bashkia Lezhë, me zhvillues Z. Fiqiret Kovaçi dhe znj. Nertila Dyli. – Refuzim
23. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt hoteleri dhe shërbime 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë, me zhvillues Z. Auland Kondaqçi. – Refuzim
24. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime 2, 4 dhe 5 kat me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Magna Construction” sh.p.k. – Refuzim
25. Leje Ndërtimi për objektin: “Hillside retreat 001 – kompleks me banesa individuale 1, 2, 3 dhe 4 kat mbi tokë dhe 1 kat nëntokë dhe pishinë, qendër rehabilitimi për trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara 1, 2 dhe 3 kat mbi tokë dhe 1 kat nëntokë dhe pishinë dhe kompleks hotelerie me 5 kat mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje pranë Rrugës “Petri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Arlis Ndërtim” sh.p.k. – Refuzim
26. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 kate mbi tokë me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Sauk, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Terra Base” sh.p.k.
27. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Mauzoleut të Dëshmorëve”, me vendndodhje në Rrugën “Aleksandër Goga”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Bashkinë Durrës.
28. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i objektit të magazinimit të përkohshëm të armatimit”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
29. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i shtesës në objektin arsimor Shkolla e Mesme Profesionale ‘Hamdi Bushati’”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
30. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërhyrje për ngritjen e produkteve turistike në zonat e reja me potencial zhvillimi rajonal dhe lokal, Zona e eco park Dumrea në Belsh”, me zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
31. Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Hotel Bamboo me 1, 8-9 kate mbi tokë dhe 3-4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues Znj. Gerilda Hadëri. – Miratim
32. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 8 dhe 15 kate mbi tokë, me parkim 2 kat nëntokë, Zona 22, Zona e Menaxhimit B03”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë.
Ma-rina & Jahte e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Ma-rina” sh.a. – Omiratim
33. Leje Ndërtimi për objektin: “Qendra Sociale Don Bosko”, struktura shërbimesh 1, 2, 3 kate mbi tokë, strukturë me funksion parkimi 1 kat nëntokë dhe strukturë me funksion shkollë 2 kat mbi tokë, me vendndodhje në Rrugën “Don Bosko”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Qendrën Sociale “Don Bosko”.
34. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15 & 16 kate mbi tokë me 2 kate parkim nëntokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Bashkinë Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Arb & Trans-2010” sh.p.k. – Miratim
35. Leje Ndërtimi për objektin: “Lagje Vertikale”, objekt banimi dhe shërbimesh me 15 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&P” sh.p.k. – Miratim
36. Leje Ndërtimi për objektin: “Umi Residence”, objekt banimi dhe hoteleri 14-17 kate, me 3-6 kate nëntokë në Rrugën “Karl Gega”, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Sokol Zhuka, Z. Haxhallam Koloi dhe Z. Edmond Ozbova.
37. Leje Ndërtimi për objektin: “Shërbime, hoteleri dhe banim 47 kate mbi tokë me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Egr Construction” sh.p.k.
38. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimi 22, 23, 24, 25, 26 dhe 27 kate mbi tokë me 7 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Tefta Tashko Koço”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Palushi” sh.p.k.
39. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale njësi shërbimi, zyra, banim 20 kate dhe 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Best Construction” sh.p.k. – Përmirësim i fasadës
40. Leje Ndërtimi për objektin: “Domus Rezidence”, objekt me funksion banimi dhe shërbime me 3, 11, 15 dhe 20 kate mbi tokë, me 3 kate nëntokë, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Doma CO” sh.p.k. – (11, 17, 14 kate)
41. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 7, 12 dhe 18 kate mbi tokë me 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Ali Demi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metal – Cons 2014” sh.p.k.
42. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh me 3 dhe 35 kate mbi tokë, me parkim nëntokë dhe me pishinë”, me vendndodhje në Rrugën “Kahreman Ylli”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Building” sh.p.k.
43. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 17, 19 dhe 20 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “T.r.e & Co” sh.p.k.
44. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi, 8, 9, 10, 11 dhe 12 kate mbi tokë, me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ro-Al Bici Construksion” sh.p.k.
45. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 12, 13 dhe 14 kate mbi tokë, me 2-3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Paskuqan, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Codem” sh.p.k.
46. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 17 dhe 18 kate me 3 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Pjetër Budi”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “A & A” sh.p.k dhe “New Concept” sh.p.k.
47. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë 3 kate në objekt hotelerie ekzistues 3 kate”, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alexander Resort” sh.p.k. – (shtyrë / kërkuar rishikim)
48. Leje Ndërtimi për objektin: “Efi’s Village”, struktura rezidenciale me 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë, 1 kat nëntokë, dhe struktura hotelerie me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbi tokë, 1 kat nëntokë, me vendndodhje në segmentin e ri të Rrugës Palasë-Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xg Global Build” sh.p.k.
49. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh ‘Kulla e Bardhë’ me 24 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Kavajës, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “RGR Group” sh.p.k dhe “2T” sh.p.k.
50. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 1-9 kate + 1-2-3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Paskuqan, Bashkia Kamëz, me subjekt zhvillues shoqërinë “Golden Hands” sh.p.k.
51. Leje Zhvillimi për objektin: “16 zona menaxhimi me funksione banimi, shërbim, sport, hoteleri dhe përdorim i përzier, për ‘City of Parks’”, me vendndodhje në Kodër-Kamëz, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 2” sh.p.k.
52. Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel Iberostar, Resort me 5*, me 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe me 1-5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaview Development” sh.p.k.
53. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë me shërbime dhe banim 18 kate me 2 kate nëntokë në Rrugën ‘Ismail Qemali’”, me vendndodhje Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “M.G.M Konstruksion” sh.p.k.
54. Leje Ndërtimi për objektin: “Hydrosolar Energy 2 MW”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hydrosolar Energy” sh.p.k.
55. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi e centralit të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 8.8 MW ‘Teksoen’, Njësia Administrative Povelçë, Bashkia Fier”, me subjekt zhvillues shoqërinë “IDI 2025” sh.p.k.
Burimi: Ekofin.al
Më të lexuarat






k.jpg)